Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka sqaruar arsyet, pse sipas tij, disa njerëz të infektuar me koronavirus, nuk zhvillojnë antitrupa.
Referuar të dhënave të një studimi amerikan, Brataj thekson se “Nuk zhvillojnë antitrupa ata persona që kanë infeksion me një ngarkesë virale të ulët”.
Postimi i plotë i Bratajt:
PSE JO TË GJITHË PERSONAT QË KALOJNË SËMUNDJEN E COVID-19, NUK ZHVILLOJNË ANTITRUPA?
Një studim i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC), i botuar në Emerging Infetcious Diseases, tregon se jo të gjithë ata që shërohen nga Covid-19, janë në gjendje të zhvillojnë antitrupa të veçantë. Studiuesit hetuan arsyet, duke analizuar mostra të dhjetëra personave.
Covid-19, jo të gjithë zhvillojnë antitrupa pas shërimit.
Studimi amerikan tregoi se jo të gjithë zhvillojnë antitrupa specifikë pas shërimit, dhe u vu re që ndodhte në moshat 10 vjet më të reja.
Nuk zhvillojnë antitrupa ata persona që kanë infeksion me një ngarkesë virale të ulët.
Studimet serologjike u përqendruan në mungesën e antitrupave në gjak.
Shkencëtarët, të udhëhequr nga virologu i Universitetit të Pensilvanisë Weimin Liu, studiuan 72 persona të shëruar dhe të rekrutuar në Universitetin e Alabama në Birmingham, Shtetet e Bashkuara. Nga grupi i kontrollit, vetëm dy persona nuk kishin simptoma: 13 shfaqën sëmundje të formës së lehtë, 48 shfaqën sëmundje të formës së mesme, ndërsa 9 prej tyre shfaqën sëmundje të formës së rëndë.
Kështu, studiuesit kryen testet ‘Elisa’, një test specifik i vërtetuar për antitrupat kundër proteinës Spike, në mostrat e plazmës të mbledhura në kohën e pranimit të tyre për tu bërë pjesë e studimit dhe vizitave të kontrollit herë pas here. Rezultatet treguan se vetëm 46 nga 72 personat e testuar treguan se kishin IgG, IgA (ose të dyja). Ndërsa 26 personat e tjer mbetën seronegativ dhe 36% e tyre nuk zhvilluan antitrupa.
-Interesant është fakti se personat që nuk kanë zhvilluar antitrupa ishin mesatarisht 10 vjet më të rinj se ata që i kanë zhvilluar në grupin e kontrollit.
-Nuk ka përgjigje sistemike të antitrupave në organizëm në personat me ngarkesa virale të ulëta të verifikuara nga tamponet nazofaringeale.
Varianti Delta, përveç faktit se është më infektiv, është 6 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të zhvilluar nga ata persona që kanë kaluar sëmundjen Covid-19 dhe 8 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të krijuar pas vaksinimit.
Kjo është arsyeja pse do të bëhej dominues në një kohë kaq të shkurtër, sipas një studimi ndërkombëtar, të koordinuar nga Universiteti i Kembrixhit dhe botuar në revistën Nature.
Sipas të dhënave, varianti Delta është sot përgjegjës për rreth 90% të infeksioneve të reja në botë.
Përqindja rritet në mbi 99% të rasteve të diagnostikuar në Evropë. Për më tepër, testet laboratorike kanë treguar se mutacioni Delta infekton më shumë se të tjerët, sepse proteina Spike është më e aftë të lidhet me receptorët e qelizës, duke lejuar që virusi të replikohet më mirë.
/b.h