Në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë katër persona ndërsa janë konfirmuar 84 raste të reja me koronavirus.
Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 4 mijë testeve.
NJOFTIMI
-Sot janë shëruar 786 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.
Në total numri i rasteve aktive është 5.371.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.
Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
/b.h