Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të rihapë çështjen e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, për shpërthimin e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona në vitin 2009.
Menjëherë pas këtij lajmi, vëllai i Erison Durdajt, 7 vjeçarit që humbi jetën në shpërthim, ka deklaruar se ky vendim i jep shpresë që amaneti i bërë përpara arkivolit të vëllait për drejtësi, do të shkojë në fund.
“Kjo është shpresë për gjykimin e fajtorit të vërtetë të tragjedisë së Gërdecit. Procesi do të jetë i gjatë. Nuk është çështja nëse ne kemi besim te drejtësia. Reforma në drejtësi nuk duhet ta tregojë vetëm me kete çështje. Kemi shpresa se amaneti që kemi bërë përpara arkivolit të vëllait të shkojë në vend. Familja Durdaj do kërkojë gjithmonë drejtësi për Gërdecin”, tha vëllai i të ndjerit.
/a.r