Qytetarët në veri të Kosovës e mirëpritën ditën e pestë në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, dhe nata kaloi e qetë.
Të pakënaqur me vendimin e autoriteteve të Kosovës për zëvendësimin e targave, qytetarët janë të vendosur të vazhdojnë protestën derisa të plotësohen kërkesat e tyre, tërheqja e njësive ROSU dhe revokimi i vendimit për targat.
Serbët lokalë të veriut kaluan një tjetër natë të ftohtë por mbeten të vendosur për të vijuar bllokadën deri në arritjen e synimit të tyre.
Ata janë vendosur vetëm njëqind metra larg forcave të njësisë speciale të Kosovës.
g.kosovari