Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 23-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pas një operacioni.
23-vjeçarja është shtetasja Brisilda Sadushi, nënë e dy fëmijëve, personi që shihni në foton e mëposhtme.
Panorama bëri me dije mëngjesin e kësaj të enjteje se vajza kishte një infeksion në bark dhe gjatë operacionit ka kaluar në gjendje shoku, duke ndërruar jetë.
Burime bëjnë me dije se 23-vjeçarja kishte shkuar me urgjencë mëngjesin e djeshëm në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që ende është e paqartë se çfarë komplikacionesh ndodhën pas operacionit që i shkaktuan dhe vdekjen.
g.kosovari