Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus u shpreh se Basha me aktet e tij po zhduk kujtesën e Partisë Demokratike.
“Çfarë bëhet me këtë vendim? Fshihet një kujtesë e Partisë Demokratike. Se kjo parti, ka qenë, është dhe do të mbetet më pas.”
Balliu më tej sqaroi dhe se çfarë po kërkohet tashmë nga grupi mbështetës i Berishës. Referendumi, shpjegon ai, synohet të arrihet për të shembur vendimin e Bashës mbi përjashtimin e Berishës.
“Ne po kërkojmë mbledhjen e 1500 firmave, për të mbledhur Këshillin Kombëtra dhe Kuvendin Kombëtar, në mënyrë që të kërkojmë për ndryshime në statut, siç e ka statuti. Dhe të kërkojmë futjen e referendumeve në parti. Në Kuvendin Kombëtar, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka të drejtën të propozojë mocione nga shkarkimi i kryetarit tek shkarkimi i një vendimi. Dhe kjo mbetet pastaj te ai Kuvend”
Alban Dudushi: Referendum, për çfarë do bëni pastaj?
Klevis Ballliu: Referendum do bëhet për këtë vendim. Që ky vendim që është bërë të fshihet. Pastaj, në qoftë se e rrëzojnë vendimin që ka marrë Lulzim Basha, ai mund të marrë edhe përgjegjësinë vetë, të japë dorëheqejne, ndaç të vazhdojë të rrijë aty, atë do ta vendosin forumet.
g.kosovari