Pak minuta pasi SPAK kërkoi arrestimin e Adriatik Llallës, Policia e Shtetit ka trokitur në dyert e këtij të fundit.
Disa efektivë kanë mundur të hyjnë në banesën e ish-Kryeprokurorit për të zbatuar urdhër-arrestin e Prokurorisë Speciale.
Sikurse dihet, Adriatik Llalla ndodhet jashtë vendit duke mos pranuar të marrë pjesë as në gjyqin e Apelit ndaj tij.
Avokat i Llallës tha sot se ai është në regjim spitalor, por sot emigrantët shqiptarë në Itali e fotografuan teksa priste trenin në Romë.
Pas kontrollit në banesë pritet që Adriatik Llalla të shpallet në kërkim ndërkombëtar.
Po sot, bashkëshortja e ish-Kryeprokurorit fyu gazetarët që qëndronin para banesës së tyre duke u nxjerrë gishtin e mesit.
JavaNews po sjell mëposhtë sërish videon e bashkëshortjes së Llallës si dhe foton e këtij të fundit në Romë!
/JAVA NEWS/ a.r
Asnjë surprizë! Policia del ‘duarbosh’ nga shtëpia e Llallës, ish-kryeprokurori “ka çarë ferrën”
NJOFTIMI I SPAK:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr.24, datë 22.09.2021 vendosi: “Lënien në fuqi të vendimit nr.40, datë 20.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40, datë 20.05.2021 ka vendosur: Deklarimin fajtor të pandehurit Adriatik Llalla për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal, 3 (tre) herë, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Adriatik Llalla për një periudhë 5 (pesë) vjeçare.
Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara ku përfshihen: Pasuria e paluajtshme apartament, me sipërfaqe 67.2 m2, e ndodhur në Durrës. Pasuritë e paluajtshme të llojit tokë arë, 4 (katër) pasuri, me sipërfaqe gjithsejt 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë. Konfiskohen dhe kalohen në favor të shtetit.
Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhërin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij.