Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin turk Erdogan në New York.
Takimi bëhet i ditur nga agjencia “TRT” e cila shkruan se presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një sërë pritjesh teksa ndodhet në asamblenë e 76-të të OKB-së.
Njoftimi:
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vazhdon takimet me liderët në Nju-Jork, ku ka shkuar për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Të mërkurën Presidenti Erdoan priti në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Më pas Erdoan u takua me ish-presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe ish-presidentin e Bullgarisë, Petar Stoyonov.
/a.r