Ndërkohë që sot Gjykata e Apelit të Posaçëm la sot në fuqi vendimin për dënimin me dy vjet burg të Adriatik Llallës, mësohet se ish-kryeprokurori nuk ndodhet në Shqipëri.
“News 24” duke iu referuar burimeve nga Policia bën me dije se Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit. Dyshohet se destinacion i Adriatik Llallës ka qenë Turqia, ndërsa nuk dihet nëse ai ndodhet ende në këtë shtet.
Më herët në një prononcim për mediat avokati i Adriatik Llallës tha se klienti i tij ndodhet në regjim spitalor, pa sqaruar nëse ndodhet apo jo në Shqipëri.
/m.j