Studentët në Britaninë e Madhe kanë festuar në klubet e natës, nisjen e sezonit të ri universitar. Të rinjtë kanë mbushur rrugët e qyteteve duke festuar në mënyrë të shthurur.
Vajzat janë fotografuar me veshjet e tyre ekstravagante, ndërkohë që djemtë shijojnë pamjen.
Klubet e natës në Nottingham dhe Birminghan u mbushën plot nga studentët, të cilët nuk u ndalën që të pinin alkool.
Edhe policia kishte zbritur rrugëve, por fatmirësisht nata kaloi pa të lënduar.
Java e studentëve filloi për shumicën e universiteteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që ditën e diel dhe do të vazhdojë deri më 26 shtator.
/b.h