Debate në Shkodër mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste në Shkodër, Luan Heta.
Bushati ka kritikuar Hetën për punën dhe rezultatet e dobëta në drejtimin e degës së PStë Shkodrës. Ndërkohë që ky i fundit në kundërpërgjigje i ka thënë: “Punën e kam bërë më së miri”.
Në debat është përfshirë edhe ish-kryekomunari Mark Zhuri, i cili i ka thënë Bushatit të shikojë listën e emërimeve në administratë. “ Në administratë keni më shumë emërime të LSI dhe PD”.
BW