Familja Mustafaj të cilës i ndërroi jetë fëmija 3 muajsh nga i ftohti, sapo ishin shpërngulur nga qyteti i Peqinit në zonën e Shkozës, e për pasojë nuk ishin regjistruar në Tiranë as fëmijën e tyre.
Banorët që jetojnë prej vitesh në këtë zonë tregojnë se familja e sapoardhur pranë banesave të tyre kishte zgjedhur që të jetonte në Shkozë në kushte jo të mira.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe banorët tregojnë se gjatë natës kanë thirrur ambulancën, por ajo nuk është përgjigjur.