Shqipëria është një ndër tre vendet ballkanike që tregoi gatishmërinë për të pritur afganët të cilët do të largoheshin nga vendi i tyre pas pushtimin nga talebanët.
Në një artikull të publikuar në mediat franceze thuhet se ndryshe nga shumë vende të tjera evropian, Shqipëria ka bërë me dije se do të hapë dyert për rreth 4 000 mijë afganë, të cilët kanë shijuar dhe mikpritjen në qytetet bregdetare.
Me rrobat e tyre të gjëra, ecjen e tyre diskrete, ato dallohen disi në mes të turmës së zhurmshme me rroba banje duke shëtitur përgjatë bregut të detit. Fëmijët u gëzonin shumë ujërave të ftohtë dhe të cekët të Adriatikut, shkruan media franceze, transmeton abcnews.al.
“Gjithçka është rregulluar për ne këtu, këto janë me të vërtetë kushte të konsiderueshme”, ka thënë Ferhad një 28 vjeçar afgan i cili ka hipur në avion sapo ka rënë Kabuli. Ndër të tjera ai ka theksuar se kushtet që kanë gjetur në Shqipëri nuk kanë të bëjnë me ato në Katar apo Gjermani, ku njerëzit takohen në kampe në kushte shumë të vështira dhe me familje të mbledhura në një dhomë.
Tre vendet e vogla ballkanike me njerëzit më të varfër në kontinentin evropian, pas pushtimit të Kabulit nga talebanët me 15 gusht, dolën kundër retorikës së shumë vendeve për pranimin e tyre dhe shpallën gatishmërinë për të mirëpritur afganët e kërcënuar nga e reja Fuqia islamike.
Tashmë më shumë se 1 200 afganë ndodhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të sjellë nga amerikanët.
“Njerëzit këtu janë vërtet bukur dhe ju mund të ndjeni se ata po përpiqen të na ndihmojnë”, ka thënë ndër të tjera Ferhad në intervistën e tij për median franceze.
Ndër të tjera theksohet se afganët që ndodhen në Shqipëri nuk flasin anglisht, por përmes gjesteve ato arrijnë që të kuptohen.
Ndërkohë pritet që nga godinat e studentëve në kryeqytet, me ardhjen e studentëve qytetarët afganë do të transferohen drejt qyteteve bregdetare mes turistëve.
Prania e tyre në plazhin e Shëngjinit, një qytet 70 km në veri të Tiranës, nuk ka problem. Nga qershori deri në shtator, bregdeti verior i Shqipërisë sheh zbarkimin për festat e mijëra shqiptarë nga vendet fqinje, kryesisht nga Kosova.
Fati tragjik dhe shqetësimi i afganëve ringjall kujtime të dhimbshme mes kosovarëve dhe zgjon ndjeshmëri.
“Vështirësitë që po kalojnë afganët sot janë ato që kemi kaluar njëzet vjet më parë. Gjendja e tyre na trishton, kështu që padyshim që ata janë të mirëpritur këtu, në Kosovë si në Shqipëri”, ka thënë një fatmiri një 60 vjeçar.
Ndërkohë në kohën kur në Kosovë ishte luftë rreth 80% e qytetarëve nga 2 milionë u larguan nga vendi në pranverë të 1999.
Në atë kohë Besniku ishte adoleshent dhe kujton momentin kur forcat serbe kryenin këto dëbime të shqiptarëve të Kosovës nga banesat e tyre, duke bërë që ai dhe familja e tij të qëndronin si refugjatë në Shqipëri.
Ndër të tjera ai thekson se nuk e kupton egoizmin e disa vendeve evropiane pasi sipas tij aty ku ka luftë duhet që të ndihmojnë qytetarët që janë në vështirësi.
/b.h