Kreu i qeverisë ishte ditën e sotme në Durrës ku mori pjesë në një takim me personat me aftësi të kufizuara. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se një nga sfidat e qeverisjës është edhe lufta kundër diskriminimit.
“Objektivat e qeverisë, lufta ndaj diskriminimit kundrejt personave me aftësi të kufizuar në të gjitha aspektet e jetës shoqërore apo private, dhe sidomos kur vjen fjala tek mësimi i merituar apo arsimimi i domosdoshëm i tyre si dhe aksesi në shërbime”, tha kryeministri.
“Uroj që viti i ardhshëm t’u sjellë më shumë gëzim dhe t’ju sjellë më shumë energji pozitive për të luftuar së bashku me ne për të kapërcyer pengesat”, tha Rama.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave njoftoi sot përmes një deklarate se i gjithë kabineti qeveritar do të jetë këto ditë në aktivitete të ndryshme, pranë shtresave në nevojë.