Një adoleshente që u martua me një baba 61-vjeçar të dy fëmijëve thotë se prindërit e saj nuk ishin aq dakord sa në fillim saqë thirrën policinë herën e parë që e takuan.
Pavarësisht kësaj, ata tani e kanë mirëpritur atë në familje. Oficerja e policisë ushtarake Audrey Cheyenne-Smiley Moon 19 vjeç, së pari u takua me burrin Kevin 61 vjeç, në faqen e takimeve Badoo, më 9 Janar 2020.
Pavarësisht diferencës 42-vjeçare mes tyre, ajo fillimisht u tërhoq nga biografia e tij pasi ai ishte gjithashtu një veteran që kishte punuar për policinë ushtarake.
Brenda disa muajsh nga biseda në internet, ata u bënë zyrtarisht një çift dhe të dy kishin thënë “Të dua”.
Në Korrik 2020 ata u takuan zyrtarisht personalisht dhe ndanë puthjen e tyre të parë. Kevin bëri lëvizjen e parë.
“Ne të dy jemi dakord se ishte dashuri me shikim të parë,” tha ajo.
As Audrey as Kevin, nga Modesto, California, nuk kishin qenë më parë në një lidhje me një diferencë kaq të madhe moshe, megjithatë ata besojnë se nuk ka rëndësi pasi kanë shumë të përbashkëta.
Më 1 Gusht 2021, çifti u arratis dhe u martua në një kishë të vogël në Nevada. Ata tani po planifikojnë për të ardhmen e tyre së bashku.
Audrey tha: “Shumicën e kohës ne flasim se si ëndërrojmë të kthehemi në shtëpi, lindjen e një fëmije dhe për jetën tonë të lumtur. Ai dëshiron të qëndrojë në shtëpi dhe të shikojë fëmijën tonë teksa rritet, ndërsa unë jam në punë dhe ai mund të ndjekë hobin e tij të punimit të drurit. Ai dëshiron të gatuajë dhe të pastrojë për mua derisa të kthehem në shtëpi. Pastaj të kalojmë kohë së bashku si familje”.
Martesat me diferencë të madhe të moshës duket se janë kthyer në një trend në kohët moderne.
Epo, kot nuk thonë… dashuria nuk njeh moshë!
/a.r