Davide Pecorelli, biznesmeni italian që u zhduk në janar 2021 në Pukë dhe u gjet i gjallë disa ditë më parë në Livorno të Italisë, do të merret sot në pyetje.
Ai po dëshmon para autoriteteve italiane për planin dhe personat që e ndihmuan të zhdukej për 8 muaj.
Bëhet me dije se Davide Pecorelli ka bashkëpunar me disa persona të tjerë për të zhvarrosur një kufomë dhe ta vendosnin më pas në makinën e tij, për tu dukur sikur kishte vdekur.
Për Pecorelli në Shqipëri rëndojnë dy akuza “shkatërrim pronash” dhe “shkatërrim varresh”.Dyshohet se Pecorelli ka inskenuar vrasjen në Pukë për të përfituar siguracionin në Itali.
/a.r