Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median franceze “Libetarion”,ka përgënjeshtruar deklaratën e presidentit të Francës Emmanuel Macron, ku tha se Shqipëria paguhet për akomodimin e tyre.
‘Si t’ja bëjmë ne kur SHBA evakuojnë afganët që më pas janë zhvendosur në Shqipëri ose vende tjera kundrejt një pagese? Është një çështje që duhet ta bëjmë si evropian dhe nuk dua ta pësojmë, ka insistuar Macron pasi do të ketë lëvizje imigratore dhe flukse të parregullta sepse është një rrëmujë, një vend në luftë civile me një regjim të dhunshëm”, ka deklaruar presidenti francez disa ditë më parë.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se po punohet për intergrimin e tyre në shoqëri, pasi disa prej tyre mund të mbeten këtu përgjithmonë. “Disa prej tyre janë gazetarë dhe teknikë dhe po shikojmë mundësinë t’i integrojmë në sistemin tonë mediatik”, u shpreh Rama.
/a.r