Galaja e Festës së Mesvjeshtës e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) do të takohet me audiencën e huaj në orën 8 të mbrëmjes së 21 shtatorit(sipas orës së Pekinit), kur ajo do të transmetohet njëkohësisht edhe në kanalet e huaja multimediale për herë të parë në histori.
Në mbrëmjen e transmetimit, Agjencia e Videolajmeve CCTV+ do të përpunojë dhe do t’ia shpërndajë medies globale fragmentet më të bukura të programit. Zakonet e Festës së Mesvjeshtës, historia e galasë, tema e sivjetshme dhe informacione të tjera përkatëse do të përkthehen në gjuhën angleze gjatë transmetimit.
Galaja do të transmetohet njëkohësisht edhe nga mediet e huaja, si “Sinovision” në ShBA, “Xinflix Media” në Kanada, “Switch TV” në Kenia, CATV në Emiratet e Bashkuara Arabe, “Enjoy TV” në Malajzi dhe disa medie të tjera të huaja.
Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) do ta transmetojë drejtpërdrejt këtë shfaqje gala në llogaritë e kanaleve kineze dhe angleze në “Facebook”, si edhe në kanalin e Galasë së Festës së Pranverës në “YouTube”.
Deri në orën 15 të 19 shtatorit, në rrjetet sociale kineze mbi 200 kërkime përkatëse janë radhitur si ndër më të nxehtat, fragmentet e videove reklamuese janë transmetuar mbi 740 milionë herë dhe artikujt rreth kësaj teme janë lexuar mbi 7.5 miliardë herë.