Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi u zbulua se ishte i armatosur. Eraldo Vora nga Shijaku u ndalua për kontroll nga uniformat blu.
Gjatë kontrollit në makinën e tij tip Audi u zbulua një pistoletë me 10 fishekë.
Në vijim të kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
/a.r