Hamdullah Nomany, kryebashkiaku i ri taleban i Kabulit tha se talebanët e shohin të nevojshëm ndalimin për pak kohë të grave për të punuar.
Mediat njoftojnë se ky është kufizimi më i fundit ndaj grave në Afganistan nga qeveria e re islamike. Gjatë pushtetit të tyre në vitin 1990, gratë ishin të ndaluara të edukoheshin dhe të punonin.
Pas marrjes së shtetit muajin e shkuar, me ikjen e forcave amerikane nga vendi, talebanët thanë se të drejtat e grave do të respektoheshin në bazë rregullave islamike. Por talebanët ndjekin një sistem strikt të interpretimit të islamit, të quajtur Sharia. Që pas marrjes së pushtetit, grave të cilat punojnë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi derisa situata e sigurisë të rregullohet.
Ushtarët talebanë kanë dhunuar gratë të cilat protestuan pak kohë më parë për të drejtat e tyre. Teksa shkollat janë hapur këtë fundjavë, vetëm djemtë dhe mesuesit meshkuj janë lejuar të shkojnë në mësim.
Sipas kryebashkiakut të Kabulit, disa gra do të mund të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre, si për shembull: gratë të cilat punojnë në tualetet e grave, në të cilat burrat nuk mund të hyjnë.
“Për pozicionet që mund të zëvendësohen nga burrat, u kemi thënë grave të qëndrojnë në shtëpi derisa situata të normalizohet. Rrogat e tyre do të paguhen”, tha ai.
/a.r