Djali i Hekuran Rrasës, i cili vrau gruan e tij, Fëllënxa dhe veten, tregon me lot në sy se e vetmja gjë që kërkon tani, është të ketë ndihmë nga Zoti. Përpara kamerave, i riu tregon se ishte në kafe kur mori vesh për tragjedinë në familjen e tij dhe se tani ka mbetur mes katër rrugëve.
“Sillej shumë mirë (babai). Unë kam qenë për kafe, më lajmëruan në telefon… Ju lutem unë dua ndihmë nga Zoti, unë jam mes të rrugës…”
Mes lotësh dhe i tronditur, ky është reagimi i parë djalit të çiftit Rrasa, i cili këtë të shtunë gjeti të vdekur në shtëpi të dy prindërit e tij, nënën 45-vjeçare Fëllënxë Rrasa dhe të atin 58-vjeçar Hekuran Rrasa.
Ky i fundit dyshohet se pasi vrau bashkëshorten i dha fund jetës me armë zjarri.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta.
Burime nga policia, por edhe fqinj të çiftit që jetonte në fshatin Babunjë, flasin për dhunë të herë pas hershme në këtë familje.
Por nga ana tjetër, vëllai i 58-vjeçarit Hekuran Rrasa, e mohon këtë. Ai pranon se i vëllai konsumonte alkool, por thotë se nuk e dhunonte bashkëshorten.
Çifti jetonte në kushte të vështira ekonomike.
/m.j