Vrasja e 2-fishtë në Divjakë, ku burri vrau gruan dhe më pas vetën, ka shokuar familjarët e tij. Vëllai i autorit tha se nuk dinte që çifti të kishte konflikte. Ai tha se ata ishin keq nga gjendja ekonomike dhe kishin debatet e tyre lidhur me këto gjëra, por nuk mban mend që i vëllai të kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Në lidhje me armën e gjahut, vëllai i autorit tha se e kishte prej vitesh me leje.
“Punonin, por kishin ekonomi të dobët. Mua më lajmëruan hajde këtu se ka ndodhur diçka. Kishin probleme mbi ekonominë, por nuk di të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Armën unë di që e ka pasur me leje dhe e ka shumë të vjetër, ka vite që e ka blerë”, tha vëllai i autorit Hekuran Rrasa për Report Tv.
Djali ka qenë ai që ka gjetur prindërit e vdekur në banesë. Por ka qenë xhaja i tij që e ka lajmëruar se diçka nuk shkonte. Vëllai i autorit tha se e kishin lajmëruar fqinjët se kishin dëgjuar krisma dhe më pas ai kishte marrë nipin në telefon. Sipas dëshmisë së të tij, nipi po pinte kafe dhe është ngritur me vrap për në banesë, ku ka gjetur dhe prindërit e pajetë,
“Po pi kafe, më tha, lërë dhe hajde shpejt, ik njëherë në shtëpi”, thotë vëllai i autorit. Report