Kryeministri Rama mori vendimin që xhudistet nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare.
Tani është trajneri i dy medalisteve kosovare dhe ekipit të Kosovës, Driton Kuka, i cili ka sqaruar gjithçka rreth bashkimit të Distrisë dhe Norës me Forcat e Armatosura Shqiptare.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Lajm i shkelqyeshëm për sportistët Elitar!
Mos harroni asnjëher që Sporti bashkon
Vendimi sot nga Qeveria Shqiptare :
“Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë “
Përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë.