100 shtete janë vënë në lupën e ekzaminimit botëror, nga ku Shqipëria renditet e 96-a për nga vlera e markave të veta kombëtare. E grupuar në 5 vendet e fundit në listë, Shqipëria duket larg fqinjëve rajonale si Serbia, e cila rendet e 78-a, apo Kroacia e 76.
Raporti i realizuar nga Brand Finance, në bashkëpunim me FDintelligence, pjesë e Financial Times, në metodologjinë e saj analizon 3 përbërës: investimi, shoqëria dhe shërbimet e të mirat.
Në Shqipëri, sipas raportit, vlera e markave kombëtare arrin shifrën e 9 mld dollarëve, në të njëjtën vlerë si një vit më parë. E njëjtë po ashtu ka qëndruar edhe cilësia e vlerësimit, jo monetare, me A-. Vlera e markave kombëtare të Serbisë sakaq arrin shifrën e 31 mld dollar, por me një rënie nga viti i shkuar prej 11 %. Ndërsa vlera e markave të Kroacisë vlerësohet të jetë 32 mld dollarë, 4 mld dollar më pak se një vit më parë.
Raporti nxjerr SHBA në krye të klasifikimit, me një numër të konsiderueshëm markash, ndjekur nga Kina dhe Gjermania. Ndërsa në fund të renditjes qëndrojnë shtete si Botsvana, Mauritania dhe Xhamajka.
Monitor.al