Policia italiane arrestoi një 38-vjeçarin Mariano Cannio, i konsideruar si i dyshuar serioz në vrasjen 4-vjeçarit Samuele.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Napoli. I vogli ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni, në 20 metra lartësi.
Cannio ishte përgjegjës për pastrimin e shtëpisë dhe kishte përfituar nga një moment shpërqendrimi nga nëna e foshnjës për ta kapur dhe hedhur poshtë.
Mediat italiane raportojnë se 38 vjeçari vuante nga probleme mendore.
Samuele jetonte me babanë dhe nënën e tij e cila ishte shtatzënë në muajin e tetë.