Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka uruar kryeministrin Edi Rama në marrjen e detyrën në mandatin e tretë qeverisës.
Me një postim në Twitter, ai shkruan se dialogu konstruktiv politik është çelësi i forte i koordinimit për në Bashkimin Europian.
“Urime Edi Rama dhe qeveria e Shqipërisë në marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimet #EU dhe sundimi i ligjit të shfaqen në rendin e ditës. Dialogu konstruktiv politik është çelës i fortë koordinimi për në Bashkimin Europian”- shkruan Varhelyi.
/m.j