Partia Demokratike e cilëson 25 prillin si “masakër elektorale”, por megjithatë zërat që bënë thirrje për protesta pas këtyre zgjedhjeve u refuzuan nga drejtuesit e opozitës.
Në vend të kësaj, PD zgjodhi si strategji denoncimin e rasteve, sipas saj, të shitblerjes së votës dhe përballjen me socialistët në Kuvendin e ri.
Ish-Sekretari ligjor në PD, Çlirim Gjata dha edhe arsyen se përse PD nuk doli në rrugë.
“E di pse nuk nxorrëm njerëzit në rrugë pas 25 prillit që ishte një masakër? Nuk i thirrëm se nuk na vinte njeri nga pas për shkak të 2019-s dhe sepse nuk arritëm një rezultat të qënësishëm”, deklaroi ai në ZonaZero në Top News.
Gjata e sheh lëvizjen e Berishës si të vetmen formë për të ruajtur Partinë Demokratike. Vendimi “non grata” nga SHBA ndaj tij, Çlirim Gjata thotë se është produkt i burokracive të vendimmarrjes dhe administratës së SHBA.
/m.j