Deputeti Agron Gjekmarkaj ka shpjeguar se e qeshura e tij gjatë fjalimit të kolegut Saimir Korreshi nuk ka qenë përçmuese.
Gjekmarkaj tha se Korreshi foli me një sens të fortë humori dhe se ishte e pamundur për të që të rezistonte.
“Ka dy të qeshura, një e qeshur se diçka të pëlqen dhe një e qeshur, kur do ta tallësh ta përqeshësh një gjë.
Dhe fjalimi në rastin e zotit Korreshi ishte një e qeshur kënaqësie, sepse na pëlqeu të gjithëve ajo që ai tha me një sens të fortë humori dhe ishte e pamundur ti rezistoje të qeshurës.
Nuk ishte përçmuese. Përçmuese ishte e qeshura që na kapi më vonë, kur folën ministrat e qeverisë,”– tha Gjekmarkaj.
/a.r