Nga Eljan Tanini
1. Nga hera e parë ndaluat seksin dhe dashurinë në parti, njësoj si në kohen e beterit.
2. Tani po lexoj tek Gazeta Panorma se i ke shkruar një letër Kleas.
E dashur Reila, jetën në atë vend e kanë bërë dhe po e vështirësojnë ti dhe shokët e tu plot bosh.
3. Te lutem, ty edhe gjithë të tjerëve që janë shtuar pak si shumë kohët e fundit, mos merrni përsipër të PËRDORNI ikjen apo largimin e dikujt nga kjo botë me fjalët tuaja, duke i ngjeshur ato me arsye jashtë gjendjes personale.
4. Më mirë heshtni, politika e ka kthyer çdo ditë Shqipërinë në vetëvrasje. Klea, të përqafoj.
Për Klean.
Në prag Krishtlindje, një vajzë 20-vjecare vrau veten në Tiranë. Njoftimin e mora nga stafi i Fakultetit të Ekonomisë. Ishte studentja jonë e shkëlqyer.
Mëngjesin e nisa duke lexuar një artikull në gazetë i cili analizonte profilin virtuoz të vajzës. Mamaja ime e kishte patur nxënëse. Edhe për të Klea kishte qenë një vajzë shembullore.
Jeta e saj u ndërpre në vigjilie të lindjes së Krishtit. Dhuratë jo fort e mirë për Perëndinë ky veprim i Kleas. Zoti na e ka dhënë jetën, dhe vetëm Ai e ka të drejtën të na e marrë atë.
Klea iku. Kushedi cfarë do bëhej Klea në të ardhmen nëse do të jetonte? Klea virtuoze mund ti jepte shumë vendit dhe shoqërisë. Por ajo zgjodhi të ikte. Një zgjedhje, të cilën sipas besimit fetar, nuk duhej ta bënte.
Jeta në vendin ku jetojmë na vështirësohet nga gjithcka që na rrethon. Është shpesh tepër e lodhëshme dhe e pasistemuar. Unë, mes cdo vështirësie kam gjetur njerëz të mirë, dashamirës, fisnikë dhe ndihmues. Ata janë gjithmonë aty, shpesh të fshehur. Mjafton ti shohim. Duhet vetëm që dhimbja apo trishtimi të mos na zaptojë e robërojë aq shumë sa të verbohemi e të mos shohim dot të mirët që na rrethojnë cdo ditë.
Jemi përballur me vështirësi në jetë. Disa gjëra na i kanë dhuruar, të tjera i kemi fituar e shumë të tjera na janë mohuar. Kemi vepruar drejt, por edhe kemi gabuar. Sidoqoftë, nuk jemi dorëzuar. Kemi besuar tek e mira dhe kemi ecur përpara.
Unë besoj se edukimi fetar, i cilësdo fe qoftë, ndihmon në edukimin e rezistencës së njeriut përballë problemeve dhe në tejkalimin e tyre.
Klea iku. Ne dështuam edhe njëherë si shoqëri. Dështuam sepse Klea e mirë nuk mundi ti shihte të mirët mes nesh që të mund të jetonte me optimizëm dhe ti tejkalonte vështirësitë.
Na fal Klea!