Një grua është hedhur nga kati i 11-të i një ndërtese në Kinë në një tentativë vetëvrasjeje. Por kjo tentativë nuk ka qenë e lehtë për gruan, pasi një i ri, i quajtur Feng Ning, ka parë gruan nga lart dhe është nisur për ta shpëtuar. Në momentin që gruaja është hedhur, djali ka tentuar që ta presë gruan, e cila është hedhur.
Fatkeqësisht, siç edhe video e tregon, rënia e lirë nga një distancë aq e madhe, ka bërë që gruaja, pavarësisht se është pritur nga djali, të humbë jetën. Nga ana tjetër, edhe i riu ka pësuar disa dëmtime.
“Ishte një grua që qendronte e varur në një dritare të katit të 11. Vrapova për të hyrë në ndërtesë dhe ta shpëtoja por në atë cast ajo u hodh dhe vrapova për ta pritur në tokë”- tregoi ai nga spitali ku po mjekohet. Pavarësisht plagëve të marra, ai thotë se nuk pendohet për veprimin e tij, por i vjen keq që nuk mundi të
shpëtojë gruan.