Ajo është një prej këngëtareve më të kërkuara të momentit, dhe një prej femrave të veshura më me stil në vendin tonë. Këngëtarja Elvana Gjata provokon vazhdimisht me linjat dhe veshjet e saj, por kësaj radhe ka guxuar pak më tepër…
Ajo ka realizuar një shërbim fotografik vërtetë të nxehtë, ku shihet e veshur me një fustan transparent, ku nga sa duket me sy të lirë, nuk shihet të ketë të brendshme.
Elvana shfaqet mjaft sensuale, në fotot e publikuara në profilin e saj në Instagram, ku vetëm pjesët intime duken të mbuluara, ndërsa linjat e saj ekspozohen bollshëm.