Këtë të dielë një 25 vjeçar ka humbur jetën në minierën e Bulqizës, teksa po punonte në ambientet e jashtme të galerisë, duke shkarkuar kromin. Sipas informacioneve paraprake, Renato Alimani nodhej aty ky kryhet grumbullimi i kromit, i cili më pas ngarkohet për tu transportuar nga kamionët.
Shkak i vdekjes së 25-vjeçarit mendohet të jetë bërë rrëshqitja e një masivi kromi.
Policia ka mbërritur menjëherë pranë minierës dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që i morën jetën të riut, në këtë prag fundviti.