Ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha u vëtëdeklarua si pjesë e grupit parlamentar të PD-së, Kuvendi ka njohur kërkesën e selisë blu.
Kuvendi ka legjitimuar kështu kërkesën e PD-së, e cila përjashtoi nga grupi i saj parlamentar deputetin Berisha. Vendimi në fjalë u mor nga kreu i PD-së, Lulzim Basha javën e kaluar, pasi SHBA vendosi që të shpallë non-grata Berishën dhe familjen e tij.
Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së do të jetë në fuqi deri sa të sqarohet çështja në fjalë, sipas premtimit të Lulzim Bashës. Pas këtij vendimi, reagime të ashpra erdhën nga Berisha, i cili foli për pazare Rama-Basha.
/a.r