Duke qenë se pandemia i gjeti me mandate të djegura, Partia Demokratike është kujtuar sot për viktimat e Covid në Kuvend.
Me propozim të deputetit demokrat Tritan Shehut, Kuvendi mbajti një minutë heshtje për 50 mjekët që humbën jetën. Pas mbarimit të 1 minutë heshtje, Erion Brace tha se heshtja u bë “për ata mjekë që shërbyen dhe vdiqën jo për ata që bëjnë gallatë”.
Ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kujtoi PD-së së kjo procedurë është kryer njëherë (kur opozita braktisi Kuvendin), por meqenëse bëhet fjalë për të shprehur respekt, ajo s’është gabim të përsëritet.
/a.r