Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit qeverisës kryeministri Edi Rama është përplasur me kreun e PD Lulzim Basha gjatë kohës kur lideri i maxhoranxës po fliste per menaxhimin e pandemisë.
Rama theksoi se nëse pandemia do kishte rene në kohën kur qeveriste opozita do të ishte fatale madjes sipas tij do te dukej edhe më keq se Italia në kohën e saj ku u gjunjëzua nga pandemia e COVID.
Por kjo ka bërë që Basha të reagoj nga vendi duke thënë se nga pandemia kanë humbur jetën 16 mijë persona, shifër kjo më e lartë nga sa është deklarua nga ministira e shendetësisë.
Rama: Zhvillimi i shëndetësisë. Dua të flas me fakte në vitin 2013 vetëm 43% e shpenzimeve mbuloheshin. Sikur virusi ta kishte gjetur Shqipërinë siç e gjetëm ne dhe pa platformën e-albania. Parafytyroni karantinë pa të. Kjo do të jetë përgjithmonë motiv krenarie për mua që Shqipëria nuk u gjynjëzua. Meqë po më ndërhynë, edhe aleanca juaj për virusin. I thatë shtyrje të fortë. Por u përballua falë mjekëve.
*flet nga vendi pa mikrofon/ Basha: 16 mijë të vdekur! Të vdekur…Politikë me të vdekur
Nikolla: Ju lutem mos flisni nga vendi.
g.kosovari