Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Enno Bozdo priste që Sali Berisha ta bënte vetë hapin e parë, ndërsa theksoi se kundërshtari i tyre është Edi Rama dhe kjo që po ndodh tani në PD nuk i shkon për mbarë asnjërit prej tyre.
I pyetur nëse ka vend për të ngritur pikëpyetje për një bashkëqeverisje PD-PS, Bozdo tha se këto janë skenarë të deklaruara shpesh, por sipas tij është mirë që plane të tilla as mos ti çojnë nëpër mend kush, jo më ti realizojnë.
“Unë i kërkoj sot Bashës të bëj transparente bisedat me SHBA dhe nëse Berisha i ka provat se Basha bashkëpunon me Ramën ti tregojë sepse ai s’mund të jetë më kryetar i PD.
Mendoj se në këtë kurth ku ka rënë PD, e vetmja gjë që mbetet është ndershmëria e të thënit të gjërave, sa i përket bashkëqeverisjes kam dëgjuar shpesh skenarë të tilla, por unë shpresoj shumë që një gjë e tillë të mos ti shkoj ndërmend askujt jo vetëm të mos e realizoj sepse do ishte fundi i karrierës politike. Bashkëqeverisja me Ramën do ishte fatalitet për vendin sepse opozita do ishte e çoroditur”, tha ai për MCN Tv.
/m.j