Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë.
Edhe pas takimit që pati me kancelaren, Kurti doli sërish kundër nismës se OPEN BALKAN. Sipas kryeministrit të Kosovës, Procesi i Berlinit i drejtuar nga Angela Merkel është i mjaftueshëm për Ballkanin.
“U konfirmua se procesi i Berlinit është korniza dhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit në BE. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjërë dhe mjaftueshëm i thellë që të mos ketë nevojë për variante alternative. Fondet e BE duhet të paraprihen me vlerat e BE. Sundimi i ligjit, demokratizimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe reciprociteti janë elementë të rëndësishëm për paqen dhe integrimin.
Kosova dhe Serbia janë dy shtete që zhvillojnë dialog për statusin e marrëdhënieve në të ardhmen. Kosova nuk mund të kthehet para ditës kur shpalli pavarësinë”, tha Kurti.
Sot në Tiranë Angela Merkel la të kuptohet se e mbështet nismën “Open Balkan”, por Kurti nga ana tjetër është kundër teksa Kosova vijon të refuzojë pjesëmarrjen.
Sulmi i Ramës, keni një koment? Kur qeveria do ta vendosë reciproritetin me Serbinë?
Kurti: Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. *Gazetari i kthehet: S’ma dha radhën. Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm. Ballkani është së paku 12 shtete. Perëndimori ka Procesin e Berlinit. Inciativat e mira nuk besojmë që të jenë pa BE brenda. Dallimi mes tyre është që tek e dyta nuk e kemi Bashkimin Europian. Kosova është shtet i pavarur dhe të pozicionohemi për njohjen e saj nga Serbia. Dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohje.
Më herët, në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama foli edhe “Ballkanin e Hapur”, të cilin e quajti pjellë të Procesit të Berlinit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Rama tha se kjo nismë është ndërmarrë për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Kryeministri tha se Kosova nuk e shfrytëzon këtë mundësi, por bën teori konspiracioni.
“Ballkani i Hapur është pjellë e procesit të Berlinit. Është mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush thotë të kundërtën ose e bën me qëllim ose nuk e kupton.
Ajo që kemi diskutuar është se teoritë e konspiracionit janë të hedhura këtu nga BE për të mos na futur në BE, janë dokrra. Kancelarja në 2014 ka thënë se ju nuk jeni në BE por jeni europian. Nuk kemi pse presim që të hyjmë në BE që të ndërtojmë autostradat apo infrastrukturat digjitale apo tregjet e përbashkëta“, tha Rama .
Në lidhje me akuzat e Ramës, për teoritë e konsipiracionit, Kurti tha se “nuk e di se për cilën bëhet fjalë“.
/m.j