Gjykata e Fierit ka lënë në burg 31-vjeçarin Elton Metaj i cili vrau ish-bashkëshorten e tij disa ditë më parë.
Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri ka pranuar krimin e rëndë. I riu është shfaqur i rënduar nga ana psikologjike në sallën e gjyqit.
Autori i vrasjes së 23-vjeçares është përlotur para Gjykatës, pranon krimin: Unë e vrava
“Vjehrri më kërcënonte më thoshte se do të më vriste, armën e bleva për vetëmbrojtje. Unë e doja Sabrinën, por isha në presion”, ka deklaruar Metaj.
Gjyqtare për këtë çështje ishte Olkeda Liçe, prokurore Eglantina Shehu dhe avokat nga gjykata, Dritan Dema.
g.kosovari