Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria nuk janë lejuar të futen në Mal të Zi, mëngjesin e kësaj të marte. Bëhet fjalë për qytetarë që punojnë në shtetin fqinj.
Ata janë bllokuar për shkak të problemeve me dokumentet dhe certifikatës së vaksinimit në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit dhe nuk lejohen të kalojnë në anën tjetër, ndërsa ka pasur edhe përplasje mes tyre dhe policisë.
Duke filluar nga sot, kanë hyrë në fuqi masat e reja te vendosura nga shteti malazez.
/a.r