Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri.
Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.
Akuzat ndaj Çapjas janë për dyshimte e vrasjes ne rrethane cilësuese, por edhe pjesëmarrje ne grup te strukturuar kriminal, të njëjtat qe ishin ne fuqi edhe nga prokuroret e Elbasanit, që shpallën mos kompetencën duke e konsideruar si një histori që duhej zbërthyer nga prokurorët e posaçëm. Si bashkëpunëtor konsiderohet edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi se bashku me Olsi Leku dhe Klajdi Dekolli.
Krimi tronditi vendin gjatë 2012, për shkak se dy viktimat u gjetën të pajetë ndonëse duhet të ruheshin nga policia.
g.kosovari