Aktorja e famshme latino-amerikane Salma Hayek, ka treguar se ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është përpjekur ta bëjë për vete dhe e ka ftuar të dalë me të.
Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe ishte e dashura e një kolegu të saj.
Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, që në atë kohë njihej si biznesmen i suksesshëm dhe shumë karizmatik.
Sipas saj, Donald ishte treguar shumë i sjellshëm me të dhe kishin ngrënë darkë së bashku, madje në një moment kishte treguar xhentilesë, duke i ofruar xhaketën e tij për ta mbuluar.
Pas darkës ai i mori kontaktet e të dyve, por vetëm aktores bukuroshe i shkroi më vonë, për t’u takuar me të.
“Ai më kërkoi për të dalë dhe unë që mendoja, po i dashuri im?
Ky e di që kam të dashur dhe ia thashë.
Më pas ai më tha se i dashuri im nuk ishte i mirë për mua, se nuk ishte i rëndësishëm dhe se unë duhet të dilja me të”, tregon ajo.
Kjo nuk është hera e parë që ish-presidenti Donald Trump përflitet se ka flirtuar me modele apo aktore të reja.
Më herët ish-presidenti i SHBA është akuzuar nga disa gra për ngacmim seksual.
g.kosovari