Ekspertët e komunikimit gjatë 16 viteve të udhëheqjes kanë komentuar shpesh edhe kodet dhe mesazhet komplekse që përcjell Angela Merkel përmes pamjes së saj, më konkretisht ngjyrave të xhaketave që zgjedh të veshë.
Në vizitën Tiranë ajo ka veshur një xhaketë ngjyrë blu. Merkel vishet me xhaketa blu kur udhëton jashtë vendit. Jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën. Këto janë këto vlera së e bëjnë të duket se “dikush qëndron ballë lartë për Gjermaninë”. Kur biseda është serioze, Merkel ka veshur një xhaketë ngjyrë blu. Serioze si duket do të jetë edhe biseda e saj në Tiranë.
Merkel është pritur nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe nga ambasadori i Shqiperise ne Gjermani, Artur Kuko.
Kancelarja gjermane do të takohet në Tiranë edhe me liderat e Ballkanit Perëndimor
“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë”, shkruan Xhaçka.
g.kosovari