Vrasja e 23 vjeçares, Sabrina Bengaj ka tronditur opinionin publik, ndërsa ditën e sotme të tjera detaje dhe deklarata dolën në dritë.
E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” për të diskutuar për ngjarjen e rëndë ka qenë edhe mësuesja e saj Rovena Hasho, e cila ka treguar në lidhje Skype më shumë për jetën e Sabrinës, karakterin e saj dhe kur vendosi të shkëputej nga shkolla.
“Sabrinën e njoh që para 10 vjetësh kur frekuentonte shkollën ku unë jap mësim. Ne klasen e 8-të u shkëput me dëshirën e prindërve. Prindërit vendosën ta transferonin në një institucion arsimor privat dhe më pas bashkë me djalin që dashuronte u larguan drejt familjes së tij. Që nga ai moment ne nuk kemi patur më informacion për Sabinën. Kur u nda, Sabrina vendosi te ndiqte arsimin e mesëm të ulët me kohë të pjesshme, pranë institutit tonë arsimor dhe filloi klasën e 9 që e mbaroi në qershor kur dha dhe provimin e lirimit me dëshirën e madhe për të vazhduar ëndrën e saj për arsimin e mesëm. Sabrina ishte një vajzë e qetë plot me ëndrra, shumë e guximshme. Ajo kishte vendosur të kujdesej për vajzën që kishte sjellë në jetë si fryt i dashurisë së saj. Përveçse kujdesej për vajzën ajo edhe punonte dhe kishte marrë iniciativën për të mbaruar edhe shkollën. Frekuentonte rregullisht procesin mesimor me kohe te pjesshme dhe ne dijeni time ka provuar të regjistrohej dhe për arsimin e mesëm të lartë”, tha mësuesja e saj duke shtuar që fatkeqësisht ëndrrat e saj u ndërprenë në mes.
/a.r