Nuk kanë të ndalur momentet e sherrit për ikonën e arteve marciale mikse Conor McGregor. Më i fundit të dielën në mbrëmje, në eventin MTV Music Awards të zhvilluar në Brooklyn (Nju Jork).
Këtë herë, “viktimë” e irlandezit ishte reperi Machine Gun Kelly, i dashuri i Megan Fox. Sipas TMZ, sherri nisi për një foto. Ka qenë McGregor ai që i ka kërkuar reperit të dilnin së bashku në foto, por ai refuzoi.
Madje reperi ka shtuar edhe disa komente aspak të këndshme. “The Notorius”, i befasuar nga këto deklarata, ia ka derdhur pijen që mbante dhe më pas ka reaguar fizikisht. Irlandezi nuk e ka prekur reperin Kelly, pasi u ndal nga 3 truproja.
Gjithsesi, incidenti është filmuar nga të pranishmit. “Nuk ndodhi asgjë, pasi as që e njoh atë person. Unë përballem vetëm me luftëtarë të vërtetë dhe jo me një “akullore” të vogël. Di vetëm që ai rri me Megan Fox”, tha McGregor.
/a.r