Flamur Noka, një nga emrat e parë që doli kundër vendimit individual të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Deputeti Flamur Noka teksa, ka publikuar vargjet e një poezie, nënkupton se armikun e kishin pasur brenda vetes së tyre, duke ju referuar kryedemokratit Lulzim Basha.
‘Mora pushken dola n’mal, Te luftoja per atdhe.., Ku ta dija une i gjori.., Se armiku ishim …Ne……’- janë vargjet e publikuara nga Noka.
Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti.
Por ky vendim i Bashës nuk është pritur aspoak mirë nga Berisha i cili ka nisur një aksion me sulme dhe akuza ndaj kreut aktual të PD i cili në një dalje për mediat deklaroi se s’do të qëndrojë duarkryq, por do të shfrytëzojë influencën e tij “për t’i rikthyer sovranitetin PD-së” duke mos përjashtuar mundësinë e marrjes së drejtimit të kësaj force politike.
g.kosovari