Qytetarët e Durrësit pritet të kenë mungesë të ujit në familjet e tyre. Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se problemi mund të shfaqet për të gjitha lagjet e qytetit, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave, nga ora 08:00-16:00.
Mos furnizimi normal me ujë do të sjellë çrregullime sa i përket orareve, ndaj Ujësjellësi kërkon marrjen e masave nga qytetarët dhe mirëkuptimin e tyre.
g.kosovari