Më shumë se 50 mijë vizita dhe shërbime u janë ofruar falas pushuesve vendas dhe të huaj në këtë sezon veror në qendrat shëndetësore verore të hapura 24 orë pa ndërprerje në zonat turistike.
Të dhënat u konfirmuan nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Ministrja Manastirliu e cilësoi si fantastike punën e stafeve të dedikuara në 29 qendrat shëndetësore verore në këtë sezon jo të zakonshëm, duke përballuar edhe situatën e pandemisë.
“Më shumë se 50 mijë vizita dhe shërbime u janë ofruar falas pushuesve vendas dhe të huaj në këtë sezon në qendrat shëndetësore verore të hapura 24 orë pa ndërprerje në zonat turistike. Punë fantastike e stafeve të dedikuara në 29 qendrat shëndetësore verore në këtë sezon jo të zakonshëm, duke përballuar edhe situatën e pandemisë”, deklaroi Manastirliu.
/a.r