Personat e pavaksinuar kundër COVID-19 janë 11 herë më të prirur për vdekur nga sëmundja dhe 10 herë më shumë të predispozuar për t’u shtruar në spital me këtë sëmundje, është përfundimi i një studimi të botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)
Studimi kontrolloi 600 000 raste me COVID-19 në 13 shtete, nga prilli deri në mes të korrikut, shkruan CNN.
“Përfundimi është ky: Ne kemi mjetet shkencore që na duhen për të kthyer anën e kësaj pandemie. Vaksinimi funksionon dhe do të na mbrojë nga ndërlikimet e rënda të COVID-19”, tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky.
“Të pavaksinuarit kanë rreth katër herë e gjysmë më shumë gjasa të infektohen me COVID-19”, shtoi ajo.
Me më shumë se 75 milionë amerikanë ende të pavaksinuar, spitalet në shumë shtete janë mbingarkuar dhe ekziston frika se rastet mund të rriten më tej në vjeshtë.
“E vetmja gjë që ne e dimë me siguri … 160 000 raste në ditë nuk është aty ku duam të jemi”, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci, për Anderson Cooper të CNN.
“Fatkeqësisht, kjo është ajo ku jemi tani”, shtoi ai. Duke folur për “Axios”, Fauci tha se frenimi i virusit është “fundi” i pandemisë.
“Në mënyrë ideale (…) qëllim i arsyeshëm është që SHBA-ja të ketë nën 10 000 në ditë”, theksoi Fauci.
Në mes të qershorit, para rritjes së rasteve të nxitura nga varianti më i transmetueshëm Delta, SHBA-ja arriti një mesatare shtatëditore prej rreth 11 000 rastesh të reja në ditë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Të enjten, presidenti Joe Biden përshkroi një plan që detyron rregulla të reja të rrepta të vaksinimit për punonjësit federalë, punëdhënësit e mëdhenj dhe personelin e kujdesit shëndetësor, kërkesa që mund të zbatohen për deri në 100 milionë amerikanë.
/b.h