Kosova vijon të mbetet edhe këtë javë në mesin e shteteve që kanë vdekshmërinë më të lartë nga Covid në raport me numrin e popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare, në vetëm 11 ditët e para të Shtatorit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 269 persona, një rekord negativ ky krahasuar me të njëjtën periudhë të çdo muaji që prej kohës kur u shfaq pandemia në këtë vend.
Madje 11 ditëshi i parë i Shtatorit ka patur më shumë fatalitete po ta krahasojmë edhe me gjithë muajin Gusht të 2021, ku u shënuan 234 humbje jete.
Situata duket edhe më rëndë, nëse e krahasojmë me Shtatorin e vitit të shkuar, ku gjatë gjithë 30 ditëve u shënuan vetëm 100 viktima nga koronavirusi.
Që prej nisjes së pandemisë në Kosovë e kanë humbur jetën 2772 persona, më i riu prej tyre një foshnje vetëm 3 javëshe, e cila u nda nga jeta javën e shkuar.
Situata nuk duket aspak premtuese edhe në spitale, ku numri i të shtruarve vijon të mbetet shumë i lartë. Autoritetet shëndetësore atje kanë konfirmuar se aktualisht janë 1043 pacientë të shtruar në spitalet Covid, nga këta 862 janë në gjendje të oksigj
/a.r