Modelja shqiptare Angela Martini ka rrëfyer për herë të parë të gjithë ngjarjen që i ndodhi me bashkëshortin e saj. Përmes një rrëfimi të cilin e ka dokumentuar në video e që më pas e ka ndarë në Instagram, Martini pranon se ka qënë ajo që ka postuar e që e ka etiketuar të shoqin, duke e bërë më të lehtë gjetjen e tij nga autoritetet.
Po ashtu, në rrefimin e saj, modelja thotë se autoritetet rumune, edhe pse u njoftuan zyrtarisht nga qershori nga autoritetet italiane se dënimi i Dragos është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën parasysh një situatë të tillë ligjore.
Angela Martini:
Është koha të tregoj të vërtetën pasi ngjarja është bërë shumë e madhe dhe njerëzit duhet të dinë vetëm të vërtetën. E para, Dragos është bashkëshorti im dhe unë jam gruaja e tij, jo e dashura. E dyta, më Mykonos ne nuk ishim në arrati. Ne nuk ishim duke u fshehur nga asgjë e as nga askush. Kjo ishte arsyeja që ne erdhëm në Greqi legalisht me aeroplan, për punë dhe për pushim, bashkë me një grup miqsh. Përpara Greqisë, ne ishim dy javë në Kanë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe unë postova në Instagram dhe e etiketova vendin se ku ishim. Ju mund ta shikoni në Instagram. Përpara se në Kanë ne ishim për punë në Zvicër dhe postuam po ashtu nga aty, duke treguar lokacionin. Kështu, si përfundim. Nuk është fshehur asgjë dhe nuk ishte një postim që u publikua gabimisht në Mykonos pasi ne nuk ishim në arrati dhe as nuk jemi. Situata që sapo kaluam ka vetëm një shpjegim; Në mënyrë të paligjshme, autoritetet rumune, edhe pse u njoftuan zyrtarisht nga qershori nga autoritetet italiane se dënimi i burrit tim është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën parasysh një situatë të tillë ligjore dhe, pavarësisht nga Garancia Evropiane e lëshuar në shkurt 2019, e cila e ka ekzekutuar në Itali në vitin 2020. Kjo do të thotë që Rumania nuk dëshiron të njohë dënimin e drejtësisë italiane. Me fjalë të tjera, një vend ish-komunist plot abuzime në drejtësinë e tyre dhe me një drejtësi kaq deficitare ka guximin të mos njohë një dënim ligjor nga Italia vetëm sepse nuk i pëlqen dhe është kundër interesit të tyre abuziv.
Po ashtu në një tjetër video të publikuar në Instagram, Martini tha:
Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që DASHURIA është superfuqia më e madhe. Kjo na bën gati të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për tre vjet për të, por pas një abuzimi tjetër kaq të madh që sapo ndodhi. Mjaft është mjaft. Unë mendoj se të gjithë kanë të drejtë të thonë të vërtetën dhe duhet të luftojnë për drejtësinë e vërtetë! Gjithashtu, ne jemi shumë të lumtur që jemi në shtëpi.
View this post on Instagram
46-vjeçari Savulescu, i cili njihet për shqiptarët si bashkëshorti i ish-Miss Shqipërisë, Angela Martini, kishte një urdhër ndërkombëtar arresti pasi është dënuar me 5.5 vjet burg për përvetësimin e parave publike në Rumani. Ai dhe bashkëpunëtorë të tjerë u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh pasuri publike.
g.kosovari